Avokati në gjendje kritike për jetën, tre dhunuesit në arrati, i katërti e pranon: Donim t’i jepnim një mesazh

Zbardhet dëshmia e Dorjan Aliaj  një nga autorët që rrahu brutalisht avokatin Sokol Mëngjesi ditën e mërkure ne zonë e ish bllokut menjëherë

Maj 30, 2024 - 12:35
 0
Avokati në gjendje kritike për jetën, tre dhunuesit në arrati, i katërti e pranon: Donim t’i jepnim një mesazh

Zbardhet dëshmia e Dorjan Aliaj  një nga autorët që rrahu brutalisht avokatin Sokol Mëngjesi ditën e mërkure ne zonë e ish bllokut menjëherë sapo ai kishte lënë djalin e mitur në kopësht.

Disa orë pas ngjarjes Dorjan Aliaj u dorëzua në drejtorinë e policisë së Tiranës , ku gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit deklaroi se së bashku me agresorët e tjerë shkuan për t’i dhënë një mesazh avokatit Sokol Mëngjesi por nuk menduan se situata do rëndohej kaq shumë duke i shkaktuar plagë të rënda.

Ai ka pranuar se dhunën ndaj avokatit e kanë ushtruar për shkak të konfliktit që lindi si pasojë e mospagesës së shumës pas përfundimit të pronës në afërsi të liqenit të Tiranës. Në dëshminë e tij ai ka thënë se sulmin e kishin planifikuar dhe e kishin ndjekur avokatin për të gjitha lëvizjet e tij.

Nga ana tjeter i arrestuari Dritan Nano ka mohuar që të jetë ai porositësi i ngjarjes duke pretenduar se nuk ka lidhje me aktin e rëndë. Por dëshmia e tij nuk i ka bindur hetuesit të cilët kanë dyshime se pikërisht ai, është personi që ka organizuar të gjithë skemën për rrahjen brutale të avokatit.

Sa i takon 3 te tjerëve, Romario Tabaku, Elton Kasa dhe Drivald Alija ata janë ende në kërkim nga policia, e cila ka vendosur një  shumë prej 20 mijë eurosh për këdo që ka informacion për vendndodhjen e tyre.

Ndërsa burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se avokati Sokol Mëngjesi vijon të mbetet në gjendje të rëndë. Ai ka kaluar në gjendje kome dhe po mbahet nën monitorim në reanimacion dhe në intubim. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.