Avokati në gjendje të stabilizuar, mjekët do tentojnë nesër nxjerrjen nga intubimi të Sokol Mëngjesit

Gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi, që u dhunua barbarisht ne 29 maj në zonën e ish-bllokut, është e stabilizuar. Prej pesë ditësh ai

Qeshor 2, 2024 - 13:35
 0
Avokati në gjendje të stabilizuar, mjekët do tentojnë nesër nxjerrjen nga intubimi të Sokol Mëngjesit

Gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi, që u dhunua barbarisht ne 29 maj në zonën e ish-bllokut, është e stabilizuar.

Prej pesë ditësh ai gjendet i intubuar në sallën e reanimacionit në kujdes intensiv në spitalin e traumës, por pa patur përkeqësime.

Kjo do të thotë se mëngjesin e të hënës bluzat e bardha do të tentojnë zgjimin e tij.

Avokati u godit pasi la djalin e tij në kopsht nga katër persona.

Dritan nano, që dyshohet si organizator i sulmit dhe një tjetër nga dhunuesit e vetëdorëzuar u lanë një ditë më parë në burg nga gjykata.

Ata përballen me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje të avokatit Sokol Mëngjesi.

Në kërkim mbeten Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.