Avokati refuzoi mbrojtjen/ Vrau policin, gjykata e Fierit cakton masën e sigurisë “arrest në burg” për Azgan Mërnicën

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 23-vjeçarin, Azgan Mërnica, i cili ekzekutoi me një plumb në kokë, efektivin e forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia pas një konflikti të çastit. I riu  u paraqit në Gjykatnë e Fierit nën masa të rrepta sigurie dhe i veshur me anti plumb, ndërsa avokati […]

Maj 17, 2024 - 15:25
 0
Avokati refuzoi mbrojtjen/  Vrau policin, gjykata e Fierit cakton masën e sigurisë “arrest në burg” për Azgan Mërnicën

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 23-vjeçarin, Azgan Mërnica, i cili ekzekutoi me një plumb në kokë, efektivin e forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia pas një konflikti të çastit.

I riu  u paraqit në Gjykatnë e Fierit nën masa të rrepta sigurie dhe i veshur me anti plumb, ndërsa avokati mbrojtës i tij nuk u paraqit në gjykatë. Po ashtu as avokati i shtetit nuk pranoi ta merrte në mbrojtje 23-vjeçarin.

Ashtu sikurse në momentin që u vetëdorëzua edhe në seancën e sotme ai ka qëndruar i qetë dhe i buzëqeshur.

Ai u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e 15 Majit, dy pas krimit të rëndë ku i mori jetën efektivit të Shqiponjave duke e qëlluar me plumb në kokë./m.j

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.