Avokati serb ‘shuplakë’ Vuçiçit: Do ngre kallëzim penal ndaj grupit të Radoiçiç për terrorizëm dhe vrasje në Kosovë

Avokati Çedomir Stojkoviç ka lajmëruar se ditën e nesërme do të ngrejë kallëzim penal për terrorizëm dhe vrasje të rëndë kundër terroristëve që morën pjesë në sulmin ndaj policisë së Kosovës në manastirin e Banjskës. “Ju kujtojmë se edhe 10 ditë pas aktivitetit paraushtarak në manastirin e Banjskës, ku u vra një polic i Kosovës, […]

Tetor 3, 2023 - 20:45
 0
Avokati serb ‘shuplakë’ Vuçiçit: Do ngre kallëzim penal ndaj grupit të Radoiçiç për terrorizëm dhe vrasje në Kosovë

Avokati Çedomir Stojkoviç ka lajmëruar se ditën e nesërme do të ngrejë kallëzim penal për terrorizëm dhe vrasje të rëndë kundër terroristëve që morën pjesë në sulmin ndaj policisë së Kosovës në manastirin e Banjskës.

“Ju kujtojmë se edhe 10 ditë pas aktivitetit paraushtarak në manastirin e Banjskës, ku u vra një polic i Kosovës, të cilit Republika e Serbisë i njeh legjitimitetin e plotë sipas Marrëveshjes së Brukselit, dhe ku në atë ngjarje u vranë të paktën tre sulmues, askush nuk është arrestuar”, tha Stojkoviç.

Sipas tij, është e qartë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po mbron pjesëmarrësit e ngjarjes paraushtarake, të cilat, siç shton ai, përbëjnë terrorizëm nga neni 391 i Kodit Penal (për të cilin dënim me burg nga 5 deri në 15 vjet i kërcënohet) dhe veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 114 i Kodit Penal (për të cilën parashikohet dënim me burg prej së paku 10 vjet deri në maksimum me burgim të përjetshëm).

“Vonesat në fillimin e procedurës penale dhe arrestimin e autorëve padyshim synon fshehjen e përfshirjes së lidershipit shtetëror serb në organizimin e asaj ngjarje. Në të njëjtën kohë, sipas praktikës ekzistuese të gjykatave të Serbisë, për çdo armëmbajtje pa leje në Serbi, paraburgimi është i detyrueshëm për kohëzgjatjen e hetimeve, dhe që nga ngjarja tragjike në shkollën fillore Vladislav Ribnikar, ai paraburgim ka qenë i detyrueshëm prej muajsh”, tha Stojkoviç.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi sot se ka arrestuar terroristin Milan Radojiçiç, i cili pranoi se ishte pjesë grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë.

“Më 3 tetor 2023, punonjësit e policisë së Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë kontrolluar banesën dhe lokalet e tjera të Milan Radoiçiqit, i cili është urdhëruar që policia të ndalojë deri në 48 orë. Ai është sjellë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal”, thotë MPB e Serbisë.

Dy ditë më parë kjo ministri njoftoi se Milan Radoiçiç i është përgjigjur ftesës së autoriteteve shtetërore serbe dhe se është shoqëruar nga avokati i tij në polici për të dhënë deklaratë si shtetas për rrethanat e ngjarjes tragjike në qytetin e Banjskës, në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit. Radoiçiç ka njoftuar të premten përmes avokatit të tij se më 24 shtator ka qenë në fshatin Banjskë kur ka pasur një konflikt me policinë e Kosovës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.