Axhenda/ Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak viziton Prishtinën dhe Beogradin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Mirolsav Lajçak, do të nisë turin e parë të takimeve për

Janar 28, 2024 - 21:18
 0
Axhenda/ Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak viziton Prishtinën dhe Beogradin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Mirolsav Lajçak, do të nisë turin e parë të takimeve për vitin 2024.

Të hënën e 29 janarit, Lajçak do të jetë në Beograd ku do të zhvillojë një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Një ditë më pas, të martën e 30 janarit, do të udhëtojë në Prishtinë. Lajçak pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve vendore, ndonëse akoma nuk ka konfirmim nëse do mbahet një takim në mes të tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Ndërkohë, bëhet e ditur se tashmë është konfirmuar mbajtja e takimit me zëvendëskryeministrin njëkohësisht kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.