“Azgan, Zoti para”/ Pamjet kur vrasësi i policit futet në makinë i buzëqeshur dhe dorëzohet në komisariat

Këto janë pamjet kur Azgan Mërnica 23 vjeç futet në makinën private të familjarëve të tij dhe niset drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për t’u dorëzuar. Në këtë video dëgjohen zërat e familjarëve të tij, teksa 23-vjeçari futet në makinë për të shkuar në ambientet e policisë. Azgan Mërnica ishte lokalizuar në një banesë […]

Maj 16, 2024 - 08:30
 0
“Azgan, Zoti para”/ Pamjet kur vrasësi i policit futet në makinë i buzëqeshur dhe dorëzohet në komisariat

Këto janë pamjet kur Azgan Mërnica 23 vjeç futet në makinën private të familjarëve të tij dhe niset drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për t’u dorëzuar.

Në këtë video dëgjohen zërat e familjarëve të tij, teksa 23-vjeçari futet në makinë për të shkuar në ambientet e policisë.

Azgan Mërnica ishte lokalizuar në një banesë në fshatin Dërmenas dhe forcat RENEA kishin kërkuar që të vetëdorëzohej. Për këtë të fundit negociuan babai dhe daja i 23-vjeçarit.

RENEA ju kishte lënë afat për vetëdorëzimin dhe në rast të kundërt do të ndërhynin, edhe duke e neutralizuar fizikisht nëse do të kishte kundërpërgjigje.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.