Babai i Elseid Hysaj ndjek në Moldavi Kombëtaren: Kryesorja barazimi, por fitorja do të ishte më mirë

Tifozët shqiptarë po shfaqin interes të madh për ndeshjen e Kombëtares me Moldavinë sot në orën 18:00. Mes tyre është edhe babai i futbollistit të kombëtares Elseid Hysaj, të cilit gazetari Erion Todhe mundi t’i shkëpusë një prononcim. Gazetari Erjon Todhe: Sonte presim një gol nga mbrojtja? Babai i Elseid Hysaj: Vështirë ka për të qenë, por […]

Nëntor 17, 2023 - 13:05
 0
Babai i Elseid Hysaj ndjek në Moldavi Kombëtaren: Kryesorja barazimi, por fitorja do të ishte më mirë

Tifozët shqiptarë po shfaqin interes të madh për ndeshjen e Kombëtares me Moldavinë sot në orën 18:00.

Mes tyre është edhe babai i futbollistit të kombëtares Elseid Hysaj, të cilit gazetari Erion Todhe mundi t’i shkëpusë një prononcim.

Gazetari Erjon Todhe: Sonte presim një gol nga mbrojtja?

Babai i Elseid Hysaj: Vështirë ka për të qenë, por fjala jote në vesh të Zotit. Kryesorja është që të marrim një barazim, fitorja do ishte edhe më mirë.

Gazetari Erjon Todhe: Je gjithmonë i pranishëm në stadium, je gjithmonë i pranishëm në Kombëtare, si e ndjen kësaj radhe.

Babai i Elseid Hysaj: Ambientin e shoh shumë të karikuar, tifozët kemi sa të duash, mbushur ky vend me tifozë të Shqipërisë. Është kënaqësi edhe për mua kur i shoh gjithë shqiptarët që ndjekin Kombëtaren, shpresoj një ndeshje të mirë dhe i uroj çunave të na kënaqin.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.