Babai kallëzon në polici 58-vjeçarin: Ngacmoi seksualisht vajzën në rrugë

Një baba 41-vjeçar ka kallëzuar në polici 58-vjeçarin me iniciale F.B. për dyshimet për ngacmim seksual në rrugë ndaj të bijës 9-vjeçare në Shkodër. Pas kallëzimit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 58-vjeçarin. Vijojnë hetimet për verifikimin e këtij […]

Nëntor 11, 2023 - 12:24
 0
Babai kallëzon në polici 58-vjeçarin: Ngacmoi seksualisht vajzën në rrugë

Një baba 41-vjeçar ka kallëzuar në polici 58-vjeçarin me iniciale F.B. për dyshimet për ngacmim seksual në rrugë ndaj të bijës 9-vjeçare në Shkodër.

Pas kallëzimit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 58-vjeçarin.

Vijojnë hetimet për verifikimin e këtij kallëzimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.