Babai merr peng fëmijët në Durrës, Barkaj: 40-vjeçari person problematik, shpesh kërcënonte djemtë me armë në sy të gruas

“Përgjaket Maji”, kjo ka qenë tema e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Të ftuarit në studio kanë komentuar

Maj 15, 2024 - 21:40
 0
Babai merr peng fëmijët në Durrës, Barkaj: 40-vjeçari person problematik, shpesh kërcënonte djemtë me armë në sy të gruas

“Përgjaket Maji”, kjo ka qenë tema e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Të ftuarit në studio kanë komentuar ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura gjatë këtyre ditëve në Shqipëri, ku e fundit ishte mëngjesin e sotëm, ku babi mori peng fëmijët e tij.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj deklaroi në emision se i arrestuari Aleks Marku ishte një person problematik i cili ishte denoncuar disa herë për dhunë në familje.

Sipas gazetarit Barkaj ka patur raste kur 40-vjeçari ka kërcënuar me armë në kokë fëmijët në sy të bashkëshortes.

Ndërsa ka theksuar se familjarët e gruas së tij kanë akuzuar policinë për mosmarrje masash.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Çfarë ndodhi konkretisht në Durrës?

Barkaj: Një ngjarje e rëndë që fatmirësisht u parandalua nga policia, i cili më pas u arrestua. Aleks Marku 40-vjeç një person me probleme të shëndetit mendor, por dhe konsumues narkotikësh. Ai kishte marrë peng 2 fëmijët e tij në shenjë hakmarrjeje ndaj bashkëshortes së tij. Bashkëshortja e tij kishte urdhër mbrojtjeje.

Borakaj: Ajo ka thënë që nuk është dhunuar fizikisht?

Barkaj: Familjarë të saj kanë thënë që ajo është dhunuar brutalisht. Shpesh madje kërcënonte me armë fëmijët në sy të bashkëshortes. Familjarët kanë shprehur edhe akuza, të cilët kanë thënë se i janë drejtuar shpesh policisë, por ai është lënë i lirë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.