Babai monstër mbyt vajzën e tij dhe i jep 2 dollarë një të pastrehu për të zhdukur trupin
Një brazilian vrau vajzën e tij pas një debati dhe i pagoi një të pastrehë 2 dollarë për të djegur trupin e saj në mënyrë që të fshinte gjurmët e krimit të tmerrshëm. Sipas Daily Mail, 39-vjeçari Wellington da Silva u arrestua të mërkurën dhe rrëfeu se kishte vrarë Reisa da Silva në shtëpinë e […]
Një brazilian vrau vajzën e tij pas një debati dhe i pagoi një të pastrehë 2 dollarë për të djegur trupin e saj në mënyrë që të fshinte gjurmët e krimit të tmerrshëm.
Një kamera sigurie e vendosur jashtë banesës së tij regjistroi burrin duke futur trupin e pajetë të 18-vjeçares në ashensor. Wellington Da Silva u tha autoriteteve se ai dhe vajza e tij ishin ulur në shtëpi së bashku duke pirë alkool, kur papritmas filluan të grindeshin për ndarjen e tij dhe të nënës së saj disa muaj më parë. Burri tha se u tërbua sepse 18-vjeçarja këmbënguli të mbështeste nënën e saj dhe e mbyti atë.
Nëna e Reisës e denoncoi zhdukjen e saj të hënën dhe trupi i djegur i 18-vjeçares u gjet të martën nga kalimtarët.
Autoritetet kanë nisur të kërkojnë të të pastrehun dhe po shqyrtojnë pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë për të konfirmuar pretendimet e 39-vjeçarit.
/f.s
What's Your Reaction?