Babai qëlloi të bijën me armë, më pas vrau veten, flet i afërmi: Rudina ishte e divorcuar, jetonte vetëm në Tiranë

Behar Musaku është babai 82-vjeçar i cili plagosi të bijën e tij Rudina Musaku me armë gjahu pas një konflikti të çastit dhe

Maj 19, 2024 - 18:55
 0
Babai qëlloi të bijën me armë, më pas vrau veten, flet i afërmi: Rudina ishte e divorcuar, jetonte vetëm në Tiranë

Behar Musaku është babai 82-vjeçar i cili plagosi të bijën e tij Rudina Musaku me armë gjahu pas një konflikti të çastit dhe më pas i dha fund jetës së tij me armën që qëlloi të bijën 40-vjeçare.

Rudina Musaku ndodhet aktualisht në spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.

Vizion Plus raportoi më herët se 40-vjeçarja nënë e dy fëmijëve kishte një javë që ishte kthyer në Lushnjë, në shtëpinë e të atit.

Më parë ajo jetonte e vetme në Tiranë, pasi ishte e divorcuar ndërsa fëmijët e saj jetojnë me babanë e tyre në Berat.

Gazetari Ilmi Saliaj, ka shkuar në lagjen “18 Tetori” ku ndodhi ngjarja për të mësuar më shumë. Baxhanaku i Behar Musakut tha për Vizion Plus se familja Musaku nuk kishin debate dhe se Rudina ishte e divorcuar.

“Goca ishte e divorcuar. Jetonte vetëm në Tiranë. Behar Musakun e kam baxhanak. Nuk kanë pasur probleme”, tha i afermi./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.