Bajrami në vështirësi, Sasuolo i jep kohë deri në fund të sezonit

Nedim Bajrami po kalon një moment aspak të mirë në Seria A, ku prej 1 viti aktivizohet në radhët e Sasuolos. Edhe pse

Janar 2, 2024 - 19:01
 0
Bajrami në vështirësi, Sasuolo i jep kohë deri në fund të sezonit

Nedim Bajrami po kalon një moment aspak të mirë në Seria A, ku prej 1 viti aktivizohet në radhët e Sasuolos.

Edhe pse e nisi vrullshëm, Bajrami javët e fundit  ka humbur vendin e titullarit në skuadër dhe minutat e luajtura janë të pakta.

Mediat italiane bëjnë me dije se e ardhmja e 24-vjeçarit është në dyshim, teksa do të ketë kohë të provojë veten deri në fund të sezonit.

Nëse drejtuesit binden nga aftësitë e Bajramit, atëherë pritet që t’i rinovohet kontrata, në të kundërt, ai duhet të bëjë valixhet gati dhe të kërkojë për një skuadër të re.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.