Balla: Bashkëpunim me Arabinë Saudite në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Faisal Ghazi Hifzi. Balla informoi se në takim u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. “Me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, i cili më përcolli urimet dhe ftesën e […]

Tetor 6, 2023 - 12:35
 0
Balla: Bashkëpunim me Arabinë Saudite në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Faisal Ghazi Hifzi.

Balla informoi se në takim u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

“Me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, i cili më përcolli urimet dhe ftesën e Ministrit të Brendshëm, Princit Abdulaziz bin Saud bin Naif bin Abdulaziz, diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit”, tha ai.

Ministri siguroi se dy vendet do të rrisin bashkëpunimin në fushën e sigurisë publike.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.