Balla: Efektivët e përfshirë në EncroChat apo Sky do të përjashtohen nga Policia

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se të gjithë efektivët që kanë pasur akses në rrjete komunikimi EncroChat apo Sky do të përjashtohen

Tetor 4, 2023 - 11:15
 0
Balla: Efektivët e përfshirë në EncroChat apo Sky do të përjashtohen nga Policia

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se të gjithë efektivët që kanë pasur akses në rrjete komunikimi EncroChat apo Sky do të përjashtohen nga Policia e Shtetit.

 

 

Ministri është informuar në kohë reale nga vetë personat që pretendonin për këtë problematikë dhe që nga ai moment i kam kërkuar drejtorëve të AMP dhe Policisë së Shtetit, të dy kanë inicuar hetimet e tyre qoftë Rrumbullaku qoftë drejtori i AMP dhe u kam kërkuar përfshirjen e menjëhershme të SPAK, por ka qenë rekomandim nga ana e tyre që kjo çështje të ndiqet nga Prokuroria e Tiranës. Kjo e fundit ka regjistruar një procedim që unë e mbështes”, tha Balla.  

 

 

Qwndrimin Balla e mbajti  teksa raportoi në Komisionin për Çështjet Europiane ku konfirmoi mes tw tjerash se nuk ka pasur rrjedhje të dhënash nga sistemi TIMS.

 

 

Garantoj çdo qytetar se të dhënat në sistemin TIMS janë 100% të mbrojtura, nuk ka asnjë të dhënë që të ketë rrjedhur nga ky sistem i fortifikuar falë edhe mbështetjes së partnerëve, SHBA. Sistemi ynë është sulmuar si pjesë e një sulmi total gjatë verës së vitit të kaluar gjatë sulmit kibernetik verën e kaluar. Sistemi është 100% funksional.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.