Balla në prani ambasadorit Wisner: Çdo punonjës i policisë të zgjedhë mes uniformës apo bashkëveprimit me krimin

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në shoqërinë e të Ngarkuarit me Punë të SHBA në Tiranë David Wisner, gjatë një aktiviteti në Gjirokatër, tha se ka ardhur koha që çdo punonjës i Policisë së Shtetit të zgjedhë mes uniformës, zbatimit të ligjit apo bashkëveprimit me krimin. Nga Pika e Kalimit Kufitar e Kakavijës, Balla theksoi […]

Dhjetor 5, 2023 - 18:51
 0
Balla në prani ambasadorit Wisner: Çdo punonjës i policisë të zgjedhë mes uniformës apo bashkëveprimit me krimin

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në shoqërinë e të Ngarkuarit me Punë të SHBA në Tiranë David Wisner, gjatë një aktiviteti në Gjirokatër, tha se ka ardhur koha që çdo punonjës i Policisë së Shtetit të zgjedhë mes uniformës, zbatimit të ligjit apo bashkëveprimit me krimin.

Nga Pika e Kalimit Kufitar e Kakavijës, Balla theksoi se vetëpastrimi në Policinë e Shtetit duhet të vazhdojmë çdo ditë në mënyrë sistematike për të rritur besimin e qytetarëve tek uniformat blu.

“Procesin e vetëpastrimit në Policinë e Shtetit duhet ta vazhdojmë çdo ditë në mënyrë sistematike, për ta çuar këtë proces në një nivel tjetër. Sepse në një nivel tjetër duhet të çojmë besueshmërinë e qytetarëve shqiptarë tek Policia. Sa më shumë luftojmë korrupsionin brenda policisë së Shtetit, aq më shumë rritet besimi i qytetarëve”,- theksoi Balla nga Gjirokastra.

Duke iu drejtuar forcave kufitare në jug të vendit, ministri u ndal tek rasti i arrestimit të një zyrtari policie në Kapshticë.

“Para pak ditësh AMP në bashkëpunim me Prokurorinë goditën një rast që nuk është i vetëm, brenda nesh, që me uniformën e Policisë së Shtetit bashkëpunonte me krimin në trafik të lëndëve narkotike. Do të jemi shumë të fortë, shumë të ashpër për të luftuar këtë fenomen në Policinë e Shtetit në gjithë këto vite, pa asnjë tolerancë sepse synimi ynë është që ta bëjmë Policinë e Shtetit institucionin më të besuar në këtë vend”,- ishte apeli i fortë i Ballës.

Një ditë më parë, ministri Balla firmosi urdhrin që ka bashkëlidhur formularin për vetëdeklarim të çdo punonjësi policie, nëse ka patur akses në aplikacionet SKY ECC/Encro Chat./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.