Balla prezanton Paketën e Sigurisë në Shkolla: Ja si mund të fitojmë luftën kundër shpërndarësve të narkotikëve

Duke bashkëbiseduar me nxënës të shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se prej shtatorit siguria në shkolla po ngrihet në një nivel tjetër. Ai foli më tej për nevojën e krijimit të një aleance me nxënës e mësues, për të përballuar fenomenet negative që kërcënojnë të rinjtë. […]

Nëntor 23, 2023 - 09:26
 0
Balla prezanton Paketën e Sigurisë në Shkolla: Ja si mund të fitojmë luftën kundër shpërndarësve të narkotikëve

Duke bashkëbiseduar me nxënës të shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se prej shtatorit siguria në shkolla po ngrihet në një nivel tjetër. Ai foli më tej për nevojën e krijimit të një aleance me nxënës e mësues, për të përballuar fenomenet negative që kërcënojnë të rinjtë.

“Shkolla juaj është në qendër të Tiranës, dhe ka lidhje me zona shumë të frekuentuara, që janë edhe shpesh burim i fenomeneve që shqetësojnë prindërit tuaj. Detyra jonë është të garantojmë që qoftë te rruga kur vini, qoftë të lokalet që frekuentoni apo mjedise të tjera publike, të rritim kontrolli. Që ne ta bëjmë punën më mirë, na duhet dhe një aleancë dhe bashkëpunimi juaj. Ju përmes oficerit të sigurisë, mësuesve, etj mund të ndani me ne të dhëna për ta çuar në një nivel tjetër paketën e sigurisë, që ne kemi iniciuar. Çdo informacion që na jepni është tepër i dobishëm”, u shpreh ministri Balla.

Të gjitha institucionet qendrore e vendore do të jenë të angazhuara për të bërë detyrën.

“Lufta kundër shpërndarësve të narkotikëve mund të fitohet nëse kemi më shumë informacion. Raste të personave që ju thonë shko merre këtu, shko bleje atje, të na i thoni dhe pastaj është policia që merr masa për të identifikuar dhe vendosur ligjin. Kam marrë mesazhe nga nxënës e prindër dhe policia ka vepruar duke ndërhyrë në kohë”, tha ministri Balla.

Nxënës pohuan se masat e marra janë të ndjeshme, duke filluar nga perimetri i sigurisë, heqja e shitësve ambulantë rresh shkollës, etj. por ajo që kërkohet në vijim mbetet konsolidimi i këtyre rezultateve.

Drejtori Vendor i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj tha se do të shtohet prania e patrullave në zonat ku zhvillohet mësim, e mbahen kontakte me stafet pedagogjike, nxënësit, prindërit apo oficerët e sigurisë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.