Balla publikon një video: Prioritet, “Paketa e Sigurisë në shkolla” dhe lufta kundër lëndëve narkotike

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi sot se Policia e Shtetit po godet rrjetet e shpërndarësve të lëndëve narkotike duke shënuar rezultate konkrete. Në një postim në rrjetet sociale, Balla bën me dije se “vetëm gjatë 48 orëve të fundit aksionet policore Gjirokastër, Lezhë, Mirditë, Berat dhe Durrës kanë ndaluar gjashtë persona dhe sekuestruar doza […]

Tetor 29, 2023 - 17:35
 0
Balla publikon një video: Prioritet, “Paketa e Sigurisë në shkolla” dhe lufta kundër lëndëve narkotike

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi sot se Policia e Shtetit po godet rrjetet e shpërndarësve të lëndëve narkotike duke shënuar rezultate konkrete.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla bën me dije se “vetëm gjatë 48 orëve të fundit aksionet policore Gjirokastër, Lezhë, Mirditë, Berat dhe Durrës kanë ndaluar gjashtë persona dhe sekuestruar doza të shumta kokaine dhe kanabis në mjedise argëtimi, të frekuentuara nga të rinjtë”.

“Ndërsa e garantoj publikun për goditje sistematike të këtij fenomeni me rezultate të përditshme, ripërsëris porosinë Policisë së Shtetit për domosdoshmërinë e shkatërrimit të grupeve kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike”, nënvizon ministri.

Balla shprehet se publiku dhe çdo familje shqiptare presin që Policia e Shtetit të vijojë të marrë më shumë përgjegjësi ndaj çdo të riu e të reje, të cilët nuk i dinë sot sa duhet rreziqet e mëdha për shëndetin dhe familjet e tyre, ndërsa bien në grackën e keqbërësve të narkotikëve.

Ministri thekson se Policia e Shtetit i ka sot “Paketën e Sigurisë në shkolla” dhe luftën kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike prioritete kryesore.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.