Balla-qytetarëve: Denonconi çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën

Gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar në flagrancë gjashtë drejtues mjeti “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë. Në një reagim në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm, Taulant Balla shprehet se “të kapur në shkelje këta katër shtetas kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet”. “ […]

Janar 28, 2024 - 14:33
 0
Balla-qytetarëve: Denonconi çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën

Gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar në flagrancë gjashtë drejtues mjeti “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm, Taulant Balla shprehet se “të kapur në shkelje këta katër shtetas kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet”.

“ Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm po intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë”, nënvizon ministri Balla.

Gjithashtu, Balla u bën thirrje qytetarëve dhe medieve të denoncojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit duhet të rrisin vigjilencën dhe godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit”, nënvizon ministri i Brendshëm.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.