Ballsh/ Konsumoi medikamente mjekësore në varrezat e qytetit, ndërron jetë 60-vjeçari te varri bashkëshortes

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Ballsh, ku një 60-vjeçar me iniciale P. J., i ka dhënë fund jetës. Mësohet se ai ka qenë në gjendje të rënduar emocionale kur i ka dhënë fund jetës duke konsumuar medikamente mjekësore, pranë varrit të bashkëshortes së tij. Si pasoje 60- vjeçari është gjetur […]

Shtator 16, 2023 - 20:14
Shtator 16, 2023 - 23:20
 0
Ballsh/ Konsumoi medikamente mjekësore në varrezat e qytetit, ndërron jetë 60-vjeçari te varri bashkëshortes

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Ballsh, ku një 60-vjeçar me iniciale P. J., i ka dhënë fund jetës.

Mësohet se ai ka qenë në gjendje të rënduar emocionale kur i ka dhënë fund jetës duke konsumuar medikamente mjekësore, pranë varrit të bashkëshortes së tij.

Si pasoje 60- vjeçari është gjetur i pajetë nga qytetarë të tjerë në varrezat e qytetit.

Mësohet se Petrit Jaupaj ishte mësues i lëndës së Bio- Kimisë në shkollën 9- vjeçare “ 5 Shkurti” në Ballsh, ndërsa rreth 1 vit e gjysëm më parë bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Trupi i pajetë i 60-vjecarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Njoftimi policisë:

Mallakatër/Informacion paraprak

Në varrezat e qytetit të Ballshit, shtetasi P. J., 60  vjeç, dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh mjekësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.