Balluku: Me portin e ri në Porto Romano, Shqipëria nyje e industrisë detare

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku shprehet se me ngritjen e kapaciteteve të reja në Porto Romano, Shqipëria do të jetë një nyje e rëndësishme e industrisë detare. Në një reagim në rrjetet sociale, zv/kryeministrja Balluku nënvizon se rezultatet e arritura nga Autoriteti Portual Durrës, duke shtuar volumin e përpunimit të kontejnerëve, tregon se me portin e ri […]

Gusht 10, 2023 - 21:30
 0
Balluku: Me portin e ri në Porto Romano, Shqipëria nyje e industrisë detare

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku shprehet se me ngritjen e kapaciteteve të reja në Porto Romano, Shqipëria do të jetë një nyje e rëndësishme e industrisë detare.

Në një reagim në rrjetet sociale, zv/kryeministrja Balluku nënvizon se rezultatet e arritura nga Autoriteti Portual Durrës, duke shtuar volumin e përpunimit të kontejnerëve, tregon se me portin e ri me kapacitete moderne, Shqipëria do të ketë mundësi të kthehet në një pikë të rëndësishme të industrisë detare.

“Volume të shtuara në përpunimin e kontejnerëve në Autoriteti Portual Durrës, një tregues i qartë se me ngritjen e kapaciteteve të reja dhe moderne në portin e ri të Porto Romanos, Shqipëria do të kthehet në një nyje të rëndësishme të industrisë detare për të gjithë Ballkanin Perëndimor”, shprehet Balluku.

Autoriteti Portual Durrës njoftoi të enjten se “gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, në Terminalin e Konteinerëve, janë përpunuar në total 82,623 njësi kontejnerike (TEU), duke reflektuar një rritje me 21 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë”.

“Nga raporti i tremujorit të dytë i Autoritetit Portual Durrës, bëhet e ditur se, bashkë me shtimin e numrit të njësive kontejnerike të përpunuara, është rritur edhe volumi i mallrave të eksport/importit me kontejnerë, ku në total gjatë këtij mesviti janë përpunuar 941,465 tonë mallra të ndryshme, ose 11 % më shumë krahasuar me 6-mujorin e parë të 2022-shit”, njofton Autoriteti Portual Durrës.

“Në kushtet e fluksit të shtuar në të cilin ndodhemi, kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të Terminalit të Kontejnerëve për vonesat e shkaktuara, duke i siguruar që do të ndërmarrim masa për normalizimin e situatës dhe optimizmin e performancës së përpunimit”, përfundon njoftimi.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.