Balotelli bën ‘avokatin’ e Donnarumma: Ai donte të qëndronte te Milani, tifozët nuk e dinë të vërtetën

Mario Balotelli i shton një pjesë historisë së Gianluigi Donnarumma, vetëm pak ditë pas kthimit të portierit në “San Siro” dhe protestës së tifozëve të Milanit: “Më erdhi keq për Gigio, ne nuk i dimë vërtet gjërat që ndodhën te Milani. Tifozët nuk e kuptojnë, por më vjen keq, sepse ai nuk e meriton këtë […]

Nëntor 11, 2023 - 11:05
 0
Balotelli bën ‘avokatin’ e Donnarumma: Ai donte të qëndronte te Milani, tifozët nuk e dinë të vërtetën

Mario Balotelli i shton një pjesë historisë së Gianluigi Donnarumma, vetëm pak ditë pas kthimit të portierit në “San Siro” dhe protestës së tifozëve të Milanit:

“Më erdhi keq për Gigio, ne nuk i dimë vërtet gjërat që ndodhën te Milani. Tifozët nuk e kuptojnë, por më vjen keq, sepse ai nuk e meriton këtë trajtim”.

Sulmuesi italian vazhdoi: “Nëse do të kishte mundur, do të kishte qëndruar te Milani. Unë e di se çfarë ka ndodhur dhe ai nuk është aspak fajtor”.

Balo, megjithatë, justifikon tifozët kuqezinj: “Me sa dinë ata për këtë çështje, është në rregull që të sillen kështu, por Donnarumma nuk iu përgjigj askujt dhe nuk bëri asgjë”.

Duke folur për “TvPlay”, sulmuesi i Adana Demirspor ka trajtuar edhe temën e Massimiliano Allegrit: “Nuk më pëlqen të luaj “catenaccio”, por nëse ai zgjodhi këtë taktikë dhe fitoi, ka të drejtë”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.