Banka e Shqipërisë, 20 ankande për blerjen e 330 milionë eurove

Si çdo fillim viti, Banka e Shqipërisë ka publikuar kalendarin e ndërhyrjeve në tregun e brendshëm valutor. Për këtë vit janë parashikuar në total 20 ankande, përmes të cilëve Banka e Shqipërisë synon të blejë 250-330 milionë euro deri në fund të 2024. Ankandet do të nisin nga mesi i shkurtit dhe do të vijojnë […]

Janar 3, 2024 - 14:54
 0
Banka e Shqipërisë, 20 ankande për blerjen e 330 milionë eurove

Si çdo fillim viti, Banka e Shqipërisë ka publikuar kalendarin e ndërhyrjeve në tregun e brendshëm valutor.

Për këtë vit janë parashikuar në total 20 ankande, përmes të cilëve Banka e Shqipërisë synon të blejë 250-330 milionë euro deri në fund të 2024.

Ankandet do të nisin nga mesi i shkurtit dhe do të vijojnë deri më 20 dhjetor. Shuma e blerjes në çdo ankand do të variojë nga 5 deri në 10 milionë euro.

Blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë kryet në funksion të menaxhimit të rezervës valutore.

Për vitin 2023, kalendari fillestar i ankandeve parashikonte blerje që mund të varionin nga dyshemeje prej 160 milionë eurove deri në vlerën maksimale prej 220 milionë eurosh. Por, si përgjigje ndaj zhvlerësimit të fortë të euros gjatë sezonit veror, që shënoi një bum turistik për Shqipërinë, bëri që Banka e Shqipërisë ta rrisë shumën e blerë në intervalin midis 220 dhe 300 milionë eurove.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.