Banka e Shqipërisë: Mbi 830 milion euro u futën në Shqipëri në vetëm 3 muaj
Në raportin e fundit mbi politikat monetare Banka e Shqipërisë i ka dedikuar një analizë të gjatë faktorëve që qëndrojnë pas nënccmimit të euros në tregun financiar vendas. Si edhe më herët, analiza këmbëngul mbi faktin se trendi i forcimit të lekut ka nisur prej vitesh dhe vjen si pasojë e performancës pozitive të ekonomisë […]
Në raportin e fundit mbi politikat monetare Banka e Shqipërisë i ka dedikuar një analizë të gjatë faktorëve që qëndrojnë pas nënccmimit të euros në tregun financiar vendas. Si edhe më herët, analiza këmbëngul mbi faktin se trendi i forcimit të lekut ka nisur prej vitesh dhe vjen si pasojë e performancës pozitive të ekonomisë shqiptare.
Në analizë Banka e Shqipërisë i referohet kornizës teorike që njihet si Pariteti i Pambuluar i Normave të Interesit (PPNI), i cili e shikon ecurinë e kursit në bazë të tre variblave. Së pari, Diferenca midis normave të interesit në lekë dhe në euro. Një rritje e diferencës midis kthimit të ofruar nga instrumentet financiare në lekë ndaj atyre në euro, do të rriste interesin për të kursyer në lekë dhe do të rezultonte në forcim të kursit nominal të këmbimit. Së dyti, ecuria e primeve të kërkuar nga investitorët, si kompensim për rrezikun e ndërmarrë nga investimi në monedha të ekonomive më pak të stabilizuara.
Në kontekstin e analizës sonë së Bankes tonë Qendrore, një rënie e primeve të rrezikut sjell forcim të kursit të këmbimit dhe, anasjellas, një rritje e tyre sjell dobësim. Dhe së treti, konvergjenca e ekonomisë shqiptare në terma të çmimeve (e rrjedhimisht të produktivitetit dhe të të ardhurave), me partnerin tonë kryesor tregtar: Eurozonën. Në teori, thotë Banka e Shqipërisë, një trend më i shpejtë konvergjence, i mbështetur nga rritje të produktivitetit dhe përmirësime strukturore – pra të qëndrueshme – të pozicionit të jashtëm të ekonomisë, do të absorbohet nëpërmjet forcimit të kursit nominal të këmbimit dhe jo nëpërmjet një niveli më të lartë inflacioni.
– Flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte (IHD) arritën në nivele të larta historike prej 1.3 miliardë euro në vitin 2022, me një rritje 33.0%, dhe mbetën të larta edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2023.
“Këto zhvillime nënkuptojnë se flukset hyrëse të valutës në vend kanë qenë më të larta se ato dalëse duke krijuar tepricë oferte për valutën në treg, çka ka krijuar premisa për mbiçmim të vazhdueshëm të monedhës vendase”, konkludon në analizë Banka e Shqipërisë./Lorenc Rabeta/m.j
What's Your Reaction?