Barcelona ‘gjymton’ Real Madrid, Tchouameni pëson dëmtim të rëndë
Fitorja në ‘El Classico’ ka lënë pasoja tek Real Madrid. Klubi mbretëror dhuroi një ndër ndeshjet më perfekte ndaj rivalit historik, Barcelonës për ta përmbysur me shifrat 2-1. Gjithsesi, lajmi i keq për trajnerin Carlo Ancelotti vjen nga infermieria. Mesfushori, Aurelien Tchouameni do të jetë jashtë fushave të lojës nga gjashtë deri në 8 javë […]
Fitorja në ‘El Classico’ ka lënë pasoja tek Real Madrid. Klubi mbretëror dhuroi një ndër ndeshjet më perfekte ndaj rivalit historik, Barcelonës për ta përmbysur me shifrat 2-1. Gjithsesi, lajmi i keq për trajnerin Carlo Ancelotti vjen nga infermieria. Mesfushori, Aurelien Tchouameni do të jetë jashtë fushave të lojës nga gjashtë deri në 8 javë pasi pësoi një frakturë në këmbën e majtë. Dëmtim që shton vuajtjen në radhët e kryeqytetasve, pasi nuk do të ketë në dispozicion për një periudhë thuajse dy mujore një lojtar tepër kualitativ.
Praktikisht një mbyllje të vitit futbollistik për mesfushorin, që shkakton kështu dhimbje koke për stafin teknik të Realit. Edhe pse qëndroi në fushë gjatë gjithë sfidës, francezi ka marrë pasoja nga kjo përballje kyçe në garën për titullin kampion në Spanjë. Tchouameni ka luajtur në çdo takim deri më tani për të qenë thelbësor në skemat e trajnerit Ancelotti. 23-vjeçari bashkohet kështu në infermieri me yjet e tjerë të skuadrës, si Cabellos, Courtois, Guler dhe Militao. Kjo ndalesë për mesfushorin pritet t’i krijojë hapësira, Luka Modric, i cili duket se ka humbur vendin e titullarit në sezonin aktual.
/a.d
What's Your Reaction?