Barcelona-PSG: Luis Enrique kthehet në shtëpi, Xavi krenohet me ADN-në “blaugrana”

Edhe kjo e mërkurë rezervon ndeshje të bukura dhe që garantojnë emocione të mëdha. Dueli më i fortë në letër është ai mes Paris Saint Germain dhe Barcelonës në Park des Princes. Dy ekipe që premtojnë spektakël nëse do t’i referohemi dhe të kaluarës. Të gjithëve u kujtohet ajo ndeshje e pabesueshme në 2017 mes […]

Prill 10, 2024 - 12:35
 0
Barcelona-PSG: Luis Enrique kthehet në shtëpi, Xavi krenohet me ADN-në “blaugrana”

Edhe kjo e mërkurë rezervon ndeshje të bukura dhe që garantojnë emocione të mëdha. Dueli më i fortë në letër është ai mes Paris Saint Germain dhe Barcelonës në Park des Princes. Dy ekipe që premtojnë spektakël nëse do t’i referohemi dhe të kaluarës.

Të gjithëve u kujtohet ajo ndeshje e pabesueshme në 2017 mes Barcelonës dhe PSG. Pas humbjes së parë 4-0 në Paris, katalanasit në atë kohë të drejtuar nga Luis Enrique, bënë befasinë e madhe teksa fituan 6-1 ndaj PSG duke i dhënë një shuplakë të fortë ekipit francez. Edhe sot garantohet një lojë e bukur. Barcelona vuan mungesat e Balde, Gavi dhe Pedri ndërsa në dyshim është De Jong. Ndërkohë te PSG bëjnë llogaritë pa Kimpembe dhe Hakimin.

“Pas katër vitesh pa çerekfinale, me zor e kam pritur këtë ditë. Ne kemi mbërritur në momentin më të mirë të sezonit. Përballemi me një nga trajnerët më të mirë, Luis Enrique i cili ka një ekip të krijuar për të fituar Champions League. Të dy po provojmë të njëjtën gjë”, tha Xavi Hernandez në konferencën për mediat para ndeshjes.

“Luis Enrique, Guardiola, Arteta dhe unë jemi ADN-ja e Barçës. Të katërt në çerekfinale të Champions. Po kërkojmë ADN-në e Barçës që na identifikon dhe na bën krenarë. Luis Enrique më dërgoi një mesazh ku thoshte se dueli në Paris është një sfidë e madhe. Prandaj mendoj se ata janë favoritë”, shtoi ai.

“Është një ndeshje e vështirë dhe ka edhe një rivalitet të madh mes këtyre dy superfuqive. Jam i sigurt që do të shohim një futboll të bukur mbi të gjitha. Për mua është një ndeshje e veçantë. Në fund të fundit ne jemi profesionistë, por është e qartë që kam shumë dashuri për Barcelonën. Por nga ana tjetër, jam i bindur se mund të fitojë tituj dhe me PSG. Mbappe? Nuk dua të flas për persona në veçanti, por në një nivel të përgjithshëm, jemi në një moment të mirë që mund të shkojmë larg”, u shpreh Luis Enrique.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.