Bardhi e pranon: Dështuam të largojmë Sali Berishën

Gazment Bardhi, në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan pohoi se PD dështoi që të largonte Sali Berishën. Bardhi tha se beteja u nis për ta bërë PD dhe opozitën më të fortë, por rezultoi në dobësimin e të dyjave. Blendi Fevziu: Duket që ka një problem në politikën shqiptare që njerëzit i shmangen […]

Shtator 21, 2023 - 23:05
 0
Bardhi e pranon: Dështuam të largojmë Sali Berishën

Gazment Bardhi, në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan pohoi se PD dështoi që të largonte Sali Berishën. Bardhi tha se beteja u nis për ta bërë PD dhe opozitën më të fortë, por rezultoi në dobësimin e të dyjave.

Blendi Fevziu: Duket që ka një problem në politikën shqiptare që njerëzit i shmangen për të mos e thënë të vërtetën. A mund të themi ne sot për të qenë dhe të sinqertë me publikun, ju keni votuar për përjashtimin e Berishës. A mund të themi ne tani që kjo ishte një betejë e brendshme politike ku Berisha doli më i fortë? Do ishte më e ndershme tek publiku. Kjo do ishte, që gjithë publikut t’i thuash, Sali Berishën nisëm ta përjashtojmë me shtysë, nën kërkesën e amerikanëve nuk ka rëndësi. Ky doli më i fortë se ne. Mbështetjen në bazë e kishte më të madhe. Kam dëgjuar deputetë të PD-së që kanë thënë unë kam qenë kundër Sali Berishës, kam qenë të përjashtohet, por shumica e PD ishte me Sali Berishën, unë nuk ndërroj dot bindjet e shumicës së demokratëve. A mund të themi ne sot, dy vjet për ta mbyllur këtë sot, a mund ta themi që aksioni i juaj ishte më i dobët dhe nuk e largoi dot Sali Berishën ose nuk u përkrah se kjo do ishte më e ndershme për publikun?

Gazment Bardhi: Kjo është krejtësisht e vërtetë dhe për shkak të këtij realiteti ajo që unë po pohoj është kjo: E nisëm betejën për ta bërë PD dhe opozitën më të fortë. Nga beteja është dobësuar PD dhe opozita, në tërësi. Në kushtet ku jemi do duhet të gjejmë një zgjidhje. E kemi nisur nga kjo tryezë, të bëjmë të paktën funksionale një herë opozitën në parlament. Nuk kam arritur dot ta kuptoj pse zoti Basha dhe një pjesë e vogël e kolegëve nuk janë bashkuar në këtë tryezë. Atje nuk kemi shkuar as rreth një individi, por për të paraqitur idetë tona dhe për ta bërë opozitën funksionale.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.