Bardhi zbardh vendimet që u morën në mbledhjen e opozitës: Ishin 43 deputetë

Mbledhja e përbashkët e 43 deputetëve të opozitës në takimin e thirrur nga Gazment Bardhi për të qenë të unifikuar në Parlament, ka dalë me 2 vendime. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, zbuloi se çfarë u diskutua dhe çfarë u vendos në këtë mbledhje. Vendimi i parë që u mor, sipas Bardhit, […]

Shtator 5, 2023 - 15:29
 0
Bardhi zbardh vendimet që u morën në mbledhjen e opozitës: Ishin 43 deputetë

Mbledhja e përbashkët e 43 deputetëve të opozitës në takimin e thirrur nga Gazment Bardhi për të qenë të unifikuar në Parlament, ka dalë me 2 vendime.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, zbuloi se çfarë u diskutua dhe çfarë u vendos në këtë mbledhje.

Vendimi i parë që u mor, sipas Bardhit, është rikthimi i vëmendjes te Komisioni i Reformës Zgjedhore.

“Sot në takimin me 43 deputetë të Partisë Demokratike, aleancës për ndryshim, kemi caktuar një pjesë të axhendës parlamentare.

Së pari, prioritet i punës së deputetëve të do të jenë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, çuarja përpara e Reformës Zgjedhore e cila për fat të keq është bllokuar prej 2 vitesh, është vendosur si prioritet i punës së gjithë deputetëve të opozitës duke rikonceptuar Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe detyrat që do duhet të përmbushë me afate dhe përgjegjësi të qarta ky komision. Pasi kemi analizuar produktin e deritanishëm të Komisionit të Reformës Zgjedhore na rezulton që nuk ka patur asnjë produkt, janë zhvlluar 1 apo 2 mbledhje gjithsej dhe nuk mund të vazhdohet më kështu”.

Ndërsa vendimi i dytë që u mor është kërkesa e opozitës për ngritjen e disa komisioneve hetimore parlamentare.

“Së dyti, kjo opozita ka përballë qeverinë më të korrptuar në historinë 32-vjeçare të vendit. Çdo ditë përballemi me skandale të kësaj qeverie. Për këtë arsye kemi vendosur ngritjen e 3 komisioneve hetimore. Së pari për koncesionet, PPP-të dhe problematikat në shëndetësi. Komisioni hetimor që do kërkojë opozita do synojë të ndihmojë edhe punën e organit të prokurorisë. Çështja e dytë ka të bëjë me të dhënat personale të qytetarëve, abuzimi me patronazhistët apo skandali më i fundit i ngritur edhe nga SHBA lidhur me dyshime serioze për ndërhyrjë në sistemin TIMS kanë vendosur si prioritet nr.2 ngritjen e një komisioni hetimor. Dhe së treti njihemi çdo ditë se si zyrtarë publik në kushtet  e konfliktit të interesit marrin vendime për të pasuruar miqtë, shokët me fonde publike, prandaj një tjetër komision.

Këto ishin 2 shtyllat kryesore të diskutimeve në këtë takim. Ka patur edhe diskutime të tjetra. E shikoj takimin e sotëm si një takim të vonuar dhe si një mundësi e humbur gjatë këtyre 2 viteve.

Për një pjesë të bohël të kolegëve që nuk u bënë sot pjesë, kjo është tryezë e çdo deputeti të opozitës dhe nuk duhet të mbajë larg asnjë deputet”, theksoi Gazment Bardhi.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.