Barometri i opinionit për Policinë e Shtetit: Kuotat pozitive janë të gjitha mbi 70%

Nga Eduard Zaloshnja Pas sondazheve të projektit të UNDP “Barometri Kombëtar i Perceptimit të Publikut rreth Policisë së Shtetit” (financuar nga një konglomerat ndërkombëtar), Dr. Eduard Zaloshnja i Institutit Agenda zhvilloi edhe një tjetër sondazh elektronik më 1-2 qershor 2024. Sondazhi është në vijim të serisë së sondazheve që Instituti AGENDA ka zhvilluar më parë […]

Qeshor 3, 2024 - 10:30
 0
Barometri i opinionit për Policinë e Shtetit: Kuotat pozitive janë të gjitha mbi 70%

Nga Eduard Zaloshnja

Pas sondazheve të projektit të UNDP “Barometri Kombëtar i Perceptimit të Publikut rreth Policisë së Shtetit” (financuar nga një konglomerat ndërkombëtar), Dr. Eduard Zaloshnja i Institutit Agenda zhvilloi edhe një tjetër sondazh elektronik më 1-2 qershor 2024. Sondazhi është në vijim të serisë së sondazheve që Instituti AGENDA ka zhvilluar më parë me financim nga Programi Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA).

Gjetjet dhe metodologjia e sondazhit aktual vijojnë më poshtë.

GJETJET E SONDAZHIT

Pothuaj treçereku (74.7%) i të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për reagimin e Policisë së Shtetit në rastet e dhunës ndaj personit (48.8% pozitiv dhe 25.9% anojnë pozitiv). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.5 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv

1717398703_3.png

70.2% e të anketuarve anojnë nga anojnë nga mendimi se Policia e Shtetit do ta përballojë me sukses fluksin e rritur të turizmit këtë sezon (42.7% pozitiv dhe 27.5% anojnë pozitiv). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.4 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv.

1717398649_2.png

Plot 83% e të anketuarve ndihen të sigurt ose shumë të sigurt kur ecin vetëm në lagje/fshat, pasi është errësuar (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.75 milionë banorë të rritur gjithsej ndihen të sigurt. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 1.7 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).

1717399035_8.png

 

1717398764_4.png

76.5% e të anketuarve mendojnë se kriminaliteti është i ulët ose shumë i ulët në zonat ku banojnë (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.57 milionë banorë të rritur gjithsej banojnë në zona me kriminalitet të ulët. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 0.6 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).

1717398830_5.png

1717398871_6.png

70.5% e të anketuarve anojnë nga mendimi se policia reagon shpejt ndaj vjedhjeve/grabitjeve/krimeve në zonat ku banojnë (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.45 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga po-ja. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 0.5 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë)

1717398918_7.png

1717399370_13.png

1717399370_13.png

77.4% e të anketuarve e ndiejnë praninë e policisë në zonat ku banojnë (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.57 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga po-ja. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një ulje e animit pozitiv me 1.1 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).

 

1717399447_17173990949.png1717399447_17173990949.png

 

 

 

1717399131_10.png

 

70.1% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e Policisë së Shtetit në përgjithësi; 55.2% pozitiv dhe 14.9% anojnë pozitiv (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.4 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një ulje e animit pozitiv me 1.8 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).

1717399183_11.png

 

1717399370_13.png

 

Treçereku i të anketuarve anojnë nga mendimi se puna e Policisë Rrugore ka ndikuar për parandalimin e shkeljeve të kodit rrugor (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.5 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 1.4 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).1717399478_agendaamendonisekandikuarpunaepolicisrrugoreprparandalimtshkeljevetkoditrrugor.png

1717399769_16.png1717399769_16.png1717399769_16.png

SHËNIME METODOLOGJIKE

·   Pyetësori u hartua nga Instituti Agenda, duke u bazuar në pyetësorin e Barometrit të opinionit për punën e Policisë së Shtetit, që ishte zhvilluar më parë me financim të SCPA.

·  U krijua një faqe e posaçme në internet me motor prodhimi sondazhi elektronik, ku çdo vizitor unik kishte mundësinë ta plotësonte pyetësorin duke klikuar në opsionet e përgjigjeve.

·  U dërguan 2000 SMS krejt të rastësishme në të gjithë territorin e vendit, me një link të faqes së mësipërme.

·  Faqja e anketimit elektronik u mbyll me plotësimin e kampionit prej 1100 të anketuarish 18 vjeç e sipër.

·   Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor në rang vendi është plus/minus 3.3%.

·  Kampioni u ripeshua para analizimit të tij, në mënyrë që ta përfaqësonte popullsinë e rritur shqiptare sa më mirë demografikisht, gjeografikisht, dhe politikisht.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.