Basha: Inceneratorët dhe “Mali i Tiranës”, dy faqe të së njëjtës monedhë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se, inceneratorët dhe “Mali i Tiranës” janë dy faqe të së njëjtës monedhë. “Afera korruptive e Inceneratorëve, për zbardhjen e të cilës Partia Demokratike ka bërë një betejë të gjatë publike, tashmë e faktuar si e drejtë nga arrestimet dhe sekuestrimet e SPAK, dhe pastrimi i parave […]

Gusht 10, 2023 - 14:45
 0
Basha: Inceneratorët dhe “Mali i Tiranës”, dy faqe të së njëjtës monedhë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se, inceneratorët dhe “Mali i Tiranës” janë dy faqe të së njëjtës monedhë.

“Afera korruptive e Inceneratorëve, për zbardhjen e të cilës Partia Demokratike ka bërë një betejë të gjatë publike, tashmë e faktuar si e drejtë nga arrestimet dhe sekuestrimet e SPAK, dhe pastrimi i parave përmes ndërtimit të kullave me bilance të padeklaruara dhe të falsifikuara, siç është rasti i fundit në zemër të Tiranës i kallëzuar në SPAK nga grupi i këshilltarëve bashkiakë të PD, janë dy faqe të së njëjtës monedhë”, u shpreh Basha.

Basha theksoi se, me aferën e inceneratorëve janë grabitur miliona euro nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë.

“Këto para të korrupsionit qeveritar në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe krimin ekonomik më pas pastrohen nëpërmjet skemave të ndërtimit të kullave luksoze në mes të Tiranës”, nënvizoi ai.

Basha shtoi se, korrupsioni i’u vjedh qytetarëve të ardhmen, varfëron familjet shqiptare, vret konkurrencën e ndershme, pengon rritjen ekonomike, cenon demokracinë dhe besimin tek institucionet.

“Raportet ndërkombëtare evidentojnë qartë se korrupsioni në qeverinë Rama ka arritur nivelin e kapjes së shtetit, ku qeveritarët dhe klientela politike e përdorin shtetin për interesat e tyre private në dëm të qytetarëve”, tha Basha.

Ai nënvizoi se, “lufta pa kompromis kundër korrupsionit është emergjencë kombëtare, prandaj Partia Demokratike është e vendosur në mbështetjen tonë ndaj SPAK dhe e përkushtuar për miratimin dhe zbatimin e vetting-ut të politikanëve, sepse vetëm një politikë e pastër mund të sigurojë një ekonomi të fortë me mirëqenie dhe siguri për familjet shqiptare”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.