“Basha ka frikë nga Berisha”/ Gjekmarkaj: Nuk u përball me të pasi e përjashtoi nga PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj deklaroi se Lulzim Basha nuk u përball kurrë me Sali Berishën dhe anëtarësinë, pasi e përjashtoi nga partia. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjekmarkaj u shpreh se Basha ka frikë dhe nuk e zë më në gojë emrin e Sali Berishës. “Unë do doja shumë që edhe […]

Shtator 12, 2023 - 22:05
 0
“Basha ka frikë nga Berisha”/ Gjekmarkaj: Nuk u përball me të pasi e përjashtoi nga PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj deklaroi se Lulzim Basha nuk u përball kurrë me Sali Berishën dhe anëtarësinë, pasi e përjashtoi nga partia.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjekmarkaj u shpreh se Basha ka frikë dhe nuk e zë më në gojë emrin e Sali Berishës.

“Unë do doja shumë që edhe zoti Basha me të vetët të kthehen në tryezën e opozitës, qoftë për t’u parë sy më sy me Berishën, për të bërë atë betejë që ai nuk e ka bërë tek e fundit. Zoti Basha vërtet mori një vendim, por nuk u përball kurrë me anëtarësinë e PD, nuk u përball me Sali Berishën. Madje, edhe sot ai ka një frikë, nuk e zë me gojë emrin e Sali Berishës.

Nuk e bëri kurrë një betejë të ndarjes kulturore, nëse ishte fjala, lider i ri dhe lider i vjetër, por u bë një përfitues i kulturës politike të Berishës dhe tani thotë jam politikan i ri. Kjo nuk shkon”, theksoi ai./f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.