Basha me qytetarët në Durrës: Janë lënë në harresë nga politika e zhurmës, që vërtitet rreth halleve për karrige. Ekonomia…!

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot takime me qytetarët në Durrës. Basha ka publikuar foto nga takimet, me qytetarët, për të cilët janë lënë në harresë nga politika e zhurmës, që vërtitet rreth halleve për karrige. Basha thekson se ekonomia shqiptare sot vuan mungesën e garës, e cila është kushti thelbësor për zhvillimin […]

Shtator 20, 2023 - 16:50
 0
Basha me qytetarët në Durrës: Janë lënë në harresë nga politika e zhurmës, që vërtitet rreth halleve për karrige. Ekonomia…!

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot takime me qytetarët në Durrës. Basha ka publikuar foto nga takimet, me qytetarët, për të cilët janë lënë në harresë nga politika e zhurmës, që vërtitet rreth halleve për karrige.

Basha thekson se ekonomia shqiptare sot vuan mungesën e garës, e cila është kushti thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm.

“Në Durrës, për të dëgjuar zërin e atyre që për një kohë të gjatë janë lënë në harresë nga politika e zhurmës, që vërtitet rreth halleve për karrige, jo rreth problemeve të qytetarëve.
Ekonomia shqiptare sot vuan mungesën e garës, e cila është kushti thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm. Kjo vjen si pasojë direkte e mungesës së garës në sistemin politik, që ka krijuar një ekonomi në varësi të vullnetit të qeveritarëve, duke e bërë të brishtë e të pasigurt të ardhmen e familjeve shqiptare.

Rruga për të ndryshuar këtë sistem është e gjatë dhe e vështirë, ne e kemi nisur atë e do të qëndrojmë në krah të qytetarëve për ta vendosur politikën në shërbim të mirëqenies së tyre”, deklaron Basha.foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.