“Basha përgatiti ikjen e rikthimin, Bardhi doli jashtë skenari”/ Bejko-gazetarit: Nga e zbulove gjithë këtë plan?

Gazetari Arion Sulo, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me situatën brenda Partisë Demokratike dhe krisjen e fundit mes Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit. Sulo ka deklaruar se Basha kishte planifikuar ikjen nga Partia Demokratike, lënien e Alibeajt në krye si edhe rikthimin si kryetar, por Gazment Bardhi […]

Shtator 11, 2023 - 22:35
 0
“Basha përgatiti ikjen e rikthimin, Bardhi doli jashtë skenari”/ Bejko-gazetarit: Nga e zbulove gjithë këtë plan?

Gazetari Arion Sulo, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me situatën brenda Partisë Demokratike dhe krisjen e fundit mes Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit.

Sulo ka deklaruar se Basha kishte planifikuar ikjen nga Partia Demokratike, lënien e Alibeajt në krye si edhe rikthimin si kryetar, por Gazment Bardhi “doli jashtë skenari”.

Kësaj deklarate i është përgjigjur Roland Bejko, i cili ka pyetur me ironi se “nga është zbuluar gjithë ky plan”.

Sipas Sulos ky skenar mbështetet nga logjika, ndërsa shtoi se Basha nuk kishte meritë politike për shkak se nuk mori pjesë në fushatën e 14 majit.

Pjesë nga debati:

Sulo: Basha e kishte planifikuar ikjen, rikthimin dhe Alibeajn, por Bardhi i doli jashtë skenari. Politika është me meritë. Basha nuk doli në publik, nuk doli në zgjedhje hapur.

Bejko: Nga e zbulove gjithë këtë plan?

Sulo: Nga logjika. Basha nuk të erdhi në takime se i kishte shumë popullore, po të vinte ai do ishin edhe më shumë.

Bejko: Po lëre ironinë tani. Qenke interesant ti.

Sulo: Pse më ndërpret, ke frena dore ti? E ke marrë patentën?

Bejko: U habita nga i di të gjitha këto?

Sulo: Nuk e ke parë ambasadoren amerikane.

Bejko: Nuk do mbaj frena dore këtu, do e lëshoj.

Sulo: Vulën juve ua dha Edi Rama.

Bejko: Vulën na e dha e drejta, e kemi ndarë vulën nga krimi dhe oligarkët e të korruptuarit. Askush nuk prodhohet nga blloku sot, kemi ide dhe shpresë.

Sulo: Basha e ka shpallur i shantazhuar nga SHBA non-grata Berishën. Këtë e bëri për ta pezulluar

Bejko: E drejtë ishte. Po të jetë për mua gjithë klasa politike duhet të shpallet non-grata, ndaj përpiqemi të jemi alternativa. Pyet amerikanët pse shpallen apo jo non-grata politikanët./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.