Basha: Presidenti të zgjidhet nga populli, t’i rikthehen kompetencat! T’u hiqet imuniteti parlamentar atyre që janë nën hetim nga SPAK

Kryedemokrati Lulzim Basha teksa ishte duke prezantuar reformën zgjedhore u shpreh se Presidenti do duhet të zgjidhet nga populli e ndërsa do duhen t’i rikthehen kompetencat, sipas tij të marra nga mazhoranca. Basha shtoi gjithashtu se një tjetër ndryshim që do ‘luftojë’ PD-ja është edhe heqja e imunitetit parlamentar e çdo eksponenti politik që është […]

Shtator 21, 2023 - 18:20
 0
Basha: Presidenti të zgjidhet nga populli, t’i rikthehen kompetencat! T’u hiqet imuniteti parlamentar atyre që janë nën hetim nga SPAK

Kryedemokrati Lulzim Basha teksa ishte duke prezantuar reformën zgjedhore u shpreh se Presidenti do duhet të zgjidhet nga populli e ndërsa do duhen t’i rikthehen kompetencat, sipas tij të marra nga mazhoranca. Basha shtoi gjithashtu se një tjetër ndryshim që do ‘luftojë’ PD-ja është edhe heqja e imunitetit parlamentar e çdo eksponenti politik që është nën hetim nga SPAK, në mënyrë që Kuvendi mos të bëhet ‘mburoja’ e aktorëve politikë.

“Zgjedhja e drejtpërdrejtë e Presidencat nga populli dhe rikthimit të kompetencave që ju hoqën në prill. Kjo është në fokus të PD siç është edhe heqja e imunitetit parlamentar të gjithë atyre që janë nën hetim nga SPAK. E sotmja nuk mund të jetë konkluzioni por ftesa për të gjithë për t’u bërë për njerëzit, para njerëzve dhe me njerëzit.”- tha Basha.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.