Bashkëpunim i opozitave greko-turke. Kreu i Syriza takon kryebashkiakun e Stambollit

Stefanos Kasselakis u prit në Stamboll nga Ekrem Imamoglou. Kryetari i partitë opozitare greke, SYRIZA, diskutoi me kryebashkiakun e Stambollit për marrëdhëniet Greqi-Turqi dhe nevojën e vazhdimit të dialogut mes dy palëve. “Marrëdhëniet Greqi-Turqi ndikojnë drejtpërdrejt në marrëdhëniet e Stambollit me Greqinë, sepse ka lidhje të pathyeshme. Mund t’ju them me shumë kënaqësi se kemi […]

Janar 7, 2024 - 21:04
 0
Bashkëpunim i opozitave greko-turke. Kreu i Syriza takon kryebashkiakun e Stambollit

Stefanos Kasselakis u prit në Stamboll nga Ekrem Imamoglou. Kryetari i partitë opozitare greke, SYRIZA, diskutoi me kryebashkiakun e Stambollit për marrëdhëniet Greqi-Turqi dhe nevojën e vazhdimit të dialogut mes dy palëve.

“Marrëdhëniet Greqi-Turqi ndikojnë drejtpërdrejt në marrëdhëniet e Stambollit me Greqinë, sepse ka lidhje të pathyeshme. Mund t’ju them me shumë kënaqësi se kemi ndërmarrë shumë hapa për të forcuar këto marrëdhënie. Sigurisht që ne duam të ecim përpara dhe të zhvillojmë marrëdhëniet tona në të ardhmen e afërt”, u shpreh kryebashkiaku i Stambollit.

Ekrem Imamoglu, i cili është opozitar me pushtetin e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, njoftoi se do të vizitojë gjithashtu Athinën, për të patur edhe një takim të dytë me Kaselakis.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.