Bashkëshorti i i Vjosa Osmanit shpërthen ndaj Vuçiç: Kryetar shteti analfabet, ish-mjet propagande për kasapin e Ballkanit

Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka sulmuar ashpër presidentin serb, Aleksandër Vuçiç duke e cilësuar këtë të fundit si ‘analfabet’ dhe ‘propagandist’ të Millosheviçit. Në një postim të bërë në rrjetin social “X”, Sadriu shkruan se historia mëson se ka rreziqe kur një person i pashkolluar dhe propagandues drejton një shtet. […]

Mars 3, 2024 - 17:45
 0
Bashkëshorti i i Vjosa Osmanit shpërthen ndaj Vuçiç: Kryetar shteti analfabet, ish-mjet propagande për kasapin e Ballkanit

Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka sulmuar ashpër presidentin serb, Aleksandër Vuçiç duke e cilësuar këtë të fundit si ‘analfabet’ dhe ‘propagandist’ të Millosheviçit.

Në një postim të bërë në rrjetin social “X”, Sadriu shkruan se historia mëson se ka rreziqe kur një person i pashkolluar dhe propagandues drejton një shtet.

“Një kryetar shteti analfabet, dikur një mjet propagande për kasapin e Ballkanit, është një kujtim i ashpër i rreziqeve të manipulimit dhe injorancës në udhëheqje. Historia na mëson rreziqet e aleancave të tilla”, shkruan ai.

Kujtojmë se Vjosa Osmani ishte e pranishme në samitin për Ukrainën që u mbajt në Tiranë më 28 shkurt ku ishin të pranishëm edhe liderë të tjerë të Evropës Juglindore.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.