‘Bashkëshorti im nuk e ka përdhunuar’/ 15-vjeçarja refuzon të bëjë kontrollet mjekësore, nëna hedh poshtë akuzat e vajzës
Policia e Durrësit vazhdon hetimet në lidhje me denoncimin e një vajze 15 vjeçare nga Golemi, e cila akuzon të atin se në kohë të ndryshme ka kryer marredhenie seksuale. Ngjarja në fjalë u bë publike ditën e sotme nga Policia e Durrësit, ndërkohë që vajza e cila është nxënëse e shkollës 9-vjecare Golem kishte […]
Policia e Durrësit vazhdon hetimet në lidhje me denoncimin e një vajze 15 vjeçare nga Golemi, e cila akuzon të atin se në kohë të ndryshme ka kryer marredhenie seksuale.
Ngjarja në fjalë u bë publike ditën e sotme nga Policia e Durrësit, ndërkohë që vajza e cila është nxënëse e shkollës 9-vjecare Golem kishte folur me psikologen e kësaj shkolle Edona Kollçaku.
Në deklarimet që kanë marre efektivët e komisariatit të Kavajës, të dy prindërit e vajzes e mohojnë të të ketë ndodhur një gjë e tillë. Nëna e vajzës është shprehur në polici se ajo është e bindur që bashkëshorti i saj B.R, po akuzohet kot.
Vajza nga ana tjetër është shprehur se i ati e ka detyruar të kryejne marredhenie seksuale gjatë 4 viteve të fundit, ndërsa hera e fundit që kjo ka ndodhur, ka qenë para një viti.
Gjatë ditës se sotme vajza është sjelle nga Golemi në Durrës për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, por ajo nuk ka pranuar.
Edhe i ati është dërguar në spital për ekzaminim të shëndetit mendor. Hetimet janë duke vazhduar, ndërkohë që 48 vjecari tashme është në pritje të mases se sigurise që do të caktojë gjykata për të./m.j
What's Your Reaction?