Bashkëshorti pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij, policia arreston edhe një person të tretë lidhur me ngjarjen e rëndë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person të tretë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë (29 nëntor) në Prishtinë, ku u vra 33-vjeçarja, Liridona Murseli. Lajmin e bën të ditur media kosovare “Express”, ndërsa personi është arrestuar në Prishtinë. Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, në pranga është vënë, […]

Dhjetor 1, 2023 - 22:40
 0
Bashkëshorti pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij, policia arreston edhe një person të tretë lidhur me ngjarjen e rëndë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person të tretë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë (29 nëntor) në Prishtinë, ku u vra 33-vjeçarja, Liridona Murseli.

Lajmin e bën të ditur media kosovare “Express”, ndërsa personi është arrestuar në Prishtinë.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, në pranga është vënë, bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, i cili kishte paguar me 30 mijë euro autorin, Granit Plava që dyshohet se kreu vrasjen.

Gjatë marrjes në pyetje ka qenë autori i pari i cili ka treguar se është paguar nga Naim Murseli, të cilin e kishte edhe bashkëfshatar, për t’i vrarë gruan.

Më vonë edhe vetë Naimi, ka pranuar se i ka premtuar Plavës, 30 mijë euro që ai t’i vrasë gruan dhe një pjesë të parave ia kishte dhënë, ndërsa për pjesën tjetër kishin rënë dakord që t’ia jepte më vonë.

Fillimisht ngjarja u raportua si grabitje. Ku Naim Murseli pretendoi se disa persona i kanë dalë përpara makinës për t’i grabitur, ndërsa ky i fundit ka marrë dy fëmijët dhe është larguar, ndërsa autorët kanë qëlluar mbi gruan e tij.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.