Bashkëshortja e ish-sulmuesit të M.City: Arabia, eksperiencë e vështirë. S’shkoj dot në pishinë e nuk blej dot alkool
Riyad Mahrez ishte një nga lojtarët që braktisi Europën për Arabinë Saudite. Në verën e vitit 2023, sulmuesi u largua nga Manchester City dhe firmosi me Al-Ahli. Por, adaptimi me kulturën e re nuk ka qenë aspak i lehtë për bashkëshorten e algjerianit, Tylor Ward e cila thekson se nuk mund ta besonte që në […]
Riyad Mahrez ishte një nga lojtarët që braktisi Europën për Arabinë Saudite. Në verën e vitit 2023, sulmuesi u largua nga Manchester City dhe firmosi me Al-Ahli.
Por, adaptimi me kulturën e re nuk ka qenë aspak i lehtë për bashkëshorten e algjerianit, Tylor Ward e cila thekson se nuk mund ta besonte që në Arabi nuk mund të konsumonte alkool.
“Është shumë e vështirë, jeta këtu është shumë ndryshe. Ka raste kur nuk më pëlqen por nuk kam zgjidhje tjetër.
E di që ka njëfarë konservatorizmi dhe telefonova për të gjetur se çfarë rrobash mund të vishnim dhe nëse do të duhej të mbulohesha për të shkuar në pishinë.
Por, si përgjigje më thanë; Më falni, por pishina është e rezervuar vetëm për burrat.
Në fillim nuk e kuptoja shumë mentalitetin këtu, por më pas Mahrez më bëri të kuptoja se ishte diçka vërtet e rëndësishme.
As nuk mund të konsumojmë alkool. Nuk blej dot alkool dhe ta konsumoj në shtëpi, tani askush nuk na vjen për vizitë”, u shpreh bashkëshortja e Mahrez.
/f.s
What's Your Reaction?