Bashkëshortja nën hetim për korrupsion, kryeministri spanjoll drejt dorëheqjes

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez pritet të japë dorëheqjen pas hetimit për korrupsion të gruas së tij. Ai pritet të shpallë vendimin e tij të hënën. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi mbrëmjen e sotme, në një letër të postuar në Platformën X, se po e “konsideron” mundësinë e dorëheqjes pasi u bë e ditur se ndaj […]

Prill 24, 2024 - 22:45
 0
Bashkëshortja nën hetim për korrupsion, kryeministri spanjoll drejt dorëheqjes

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez pritet të japë dorëheqjen pas hetimit për korrupsion të gruas së tij. Ai pritet të shpallë vendimin e tij të hënën.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi mbrëmjen e sotme, në një letër të postuar në Platformën X, se po e “konsideron” mundësinë e dorëheqjes pasi u bë e ditur se ndaj bashkëshortes së tij kishte nisur një hetim paraprak për korrupsion dhe ndikim të padrejtë.

“Më duhet të ndalem dhe të mendoj” në mënyrë që të vendos, thotë ai, “nëse duhet të vazhdoj si kreu i qeverisë apo të heq dorë nga ky nder,” shkruan Sanchez. Kryeministri spanjoll synon të shpallë vendimin e tij të hënën dhe do të pezullojë aktivitetet e tij deri atëherë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.