“Bashkimi” Bardhi-Berisha, reagon Biberaj: Nuk ringrihet PD me metodat, hajde pimë kafe e ndajmë pushtetet e opozitës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, në një intervistë për Panorama TV, është shprehur se ringritja e opozitës nuk bëhet me metoda të vjetra, “hajde ulemi pijmë një kafe, bëjmë bisedime, ndajmë pushtetet e opozitës” “Nuk ka opozitë. Çdo bashkim i deputetë të opozitës është i mirëpritur, por PD nuk ringrihet me ketë lojtarë të […]

Shtator 12, 2023 - 16:30
 0
“Bashkimi” Bardhi-Berisha, reagon Biberaj: Nuk ringrihet PD me metodat, hajde pimë kafe e ndajmë pushtetet e opozitës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, në një intervistë për Panorama TV, është shprehur se ringritja e opozitës nuk bëhet me metoda të vjetra, “hajde ulemi pijmë një kafe, bëjmë bisedime, ndajmë pushtetet e opozitës”

“Nuk ka opozitë. Çdo bashkim i deputetë të opozitës është i mirëpritur, por PD nuk ringrihet me ketë lojtarë të vjetër. Dhe me këto metoda, hajde ulemi pijmë një kafe, bëjmë bisedime, ndajmë pushtetet e opozitës. Janë metoda të vjetra. PD ka nevojë për një proces të garës. Jemi sot këtu për shumë arsye.

Në 2013 nuk kemi pasur garë, kemi 10 vite pa garë. Koha po tregon që të gjithë këta po shohin interesat e tyre personal. PD duhet të futej në gare elektorale dhe te fitonte më i votuari, nuk ka pasur asnjë garë. Të gjitha aksionet politike i mori Basha se ja dhuroi Berisha dhe i keqpërdori. Kostot po i paguajnë demokratët, qytetarët”, tha ai./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.