Bashkimi Berisha-Bardhi, opozita pa parti/ Biberaj: Bashkë me Bashën nuk i duhen PD-së dhe askujt…!

Aleksandër Biberaj, anëtar kryesie te Rithemelimi u shpreh se me Sali Berishën, Gazmend Bardhin dhe Lulzim Bashën, opozita do të ngelet pa parti. Në një intervistë për “NewsLine”, ai deklaroi se asnjë nga këta të tre nuk i duhen Partisë Demokratike. Sipas Biberajt, thirrja e tij ka qene dhe mbetet konstante, që kanë nevojë për […]

Shtator 18, 2023 - 18:50
 0
Bashkimi Berisha-Bardhi, opozita pa parti/ Biberaj: Bashkë me Bashën nuk i duhen PD-së dhe askujt…!

Aleksandër Biberaj, anëtar kryesie te Rithemelimi u shpreh se me Sali Berishën, Gazmend Bardhin dhe Lulzim Bashën, opozita do të ngelet pa parti.

Në një intervistë për “NewsLine”, ai deklaroi se asnjë nga këta të tre nuk i duhen Partisë Demokratike.

Sipas Biberajt, thirrja e tij ka qene dhe mbetet konstante, që kanë nevojë për një Kuvend Kombëtar bashkëpunues, i cili të bashkojë demokratët.

 “Çdo bashkim i shërben të ardhmes së opozitës dhe ka të bëjë me të ardhmen e kombit shqiptar. Por ideja është që secili nga votuesit e deklaruar dhe të vetëshpallur të Partisë Demokratike, duhet të bënte një hap pas që të arrihej një bashkim i gjithë demokratëve. Pra, si Lulzim Basha, i cili bëri një lojë të pisët me modelin e tij politik, dha dorëheqjen, ndërsa Doktor Berisha, i cili pavarësisht besimit që mori në Këshillin Kombëtar ka dështuar në objektivat e veta dhe tani ka dalë në skenë dhe Gaz Bardhi.

Thirrja ime ka qene dhe mbetet konstante, që ne kemi nevojë për një Kuvend Kombëtar bashkëpunues, i cili të bashkojë demokratët. Sepse ka 10 vite që opozita është në këtë tymnajën e njëpasnjëshme, dështimet e njëpasnjëshme, dështimet të cilat nuk i pranojnë dhe ne jemi sot në këtë gjendje që kemi një qeverisje komplet autoritare dhe qytetarët shqiptarë janë komplet të pambrojtur, sepse vuan institucioni i opozitës, janë prishur të gjithë balancat politike në Shqipëri”, tha ai./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.