Bashkimi dominon ligën unike, vajzat nga Prizreni fitojnë  edhe në  Vlorë, mbeten të pamposhtura

Bashkimi i Prizrenit vazhdon të  dominojë  ligen unike për femra në  basketboll. Ekipi nga Kosova fitoi edhe në  javë n e 6 duke

Shkurt 28, 2024 - 15:50
 0
Bashkimi dominon ligën unike, vajzat nga Prizreni fitojnë  edhe në  Vlorë, mbeten të pamposhtura

Bashkimi i Prizrenit vazhdon të  dominojë  ligen unike për femra në  basketboll. Ekipi nga Kosova fitoi edhe në  javë n e 6 duke mundur këtë  herë  flamurtarin e Vlorës në  fushën e këtyre të  fundit me rezultatin 78 me 67.

Vajzat mike treguan superioritet që  në  periodën e parë  në  fund të  së  cilës krijuan menjëherë një  diference +10 pikë , ndërsa në  periodën e dytë  e thelluan edhe me dy pikë  të  tjera këtë  diferencë.

Vajzat vlonjate provuan të  rifuten në lojë duke fituar periodën e tretë me rezultatin 24 me 21. Përpjekjet e Flamurtarit ishin të  mëdha duke e ngushtuar rezultatin deri në  3 pikë  kur duheshin 10 minuta nga fundi, por ky sforcim i vajzave të  drejtuara nga Agim Dalipi nuk mjaftoi pasi Bashkimi reagoi duke e mbyllur takimin në  total me 11 pikë  avantazh.

Pavarësisht protestave të  Flamurtarit për gjykimin e ndeshjes, vajzat nga Prizreni mbeten të  pamposhtura në  krye të  grupit me 6 fitore në  6 takime ndërsa vlonjatet janë  në  vendin e 4./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.