Bashkimi Evropian nuk kopjon SHBA-të për “non grata”-t

Bashkimi Evropian nuk do të ndjekë shembullin e SHBA-së për të shpallur politikanë jashtë kufijve të saj si të padëshiruar. Edhe pse në shtetet ballkanike kjo temë u përdor politikisht asnjë vendim nuk është marrë në Bruksel pasi mungon interesi mes shteteve anëtare për këtë temë. Hungaria, Luksemburgu dhe shtetet e Evropës jugore si Spanja, […]

Prill 23, 2024 - 13:45
 0
Bashkimi Evropian nuk kopjon SHBA-të për “non grata”-t

Bashkimi Evropian nuk do të ndjekë shembullin e SHBA-së për të shpallur politikanë jashtë kufijve të saj si të padëshiruar.

Edhe pse në shtetet ballkanike kjo temë u përdor politikisht asnjë vendim nuk është marrë në Bruksel pasi mungon interesi mes shteteve anëtare për këtë temë.

Hungaria, Luksemburgu dhe shtetet e Evropës jugore si Spanja, Greqia e Italia, kanë shprehur ngurrimin e tyre për të kopjuar listat e SHBA-ve me emrat e politikanëve non gratta.

Kjo çështje nuk është trajtuar konkretisht as nëpër grupet e ndryshme punuese të nivele më të ulëta diplomatike.

Belgjika, e cila kryeson aktualisht presidencën e Këshillit Evropian shprehet se BE-ja po përgatitet për zgjedhjet e reja për Parlamentin Evropian dhe nuk ka vend për diskutime të tilla.

Në BE shprehen se vendosja e sanksioneve do të përdorej në shtetet ballkanike për të ndëshkuar kundërshtarët politikë me masa të brendshme kufizuese.

Për Brukselin një ndërmmarrje e tilllë do të shihej si ndërhyrje në çështje që shihen kryesisht si të brendshme në vendet e treta jashtë BE-së.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.