Bashkimi i Bardhit me Berishën, Boçi: Ndikoi edhe rikthimi i Bashës, zgjerimi duhet të vijojë

Bashkimi i 43 deputetëve demokratë të dalë nga zgjedhjet e vitit 2021 erdhi për shkak të disa rrethanave, ku një ndër to ishte dhe rikthimi i Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike zyrtare. Kështu deklaroi në studion e Ditarit në A2 CNN, nënkryetari i Rithemelimit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi. “Rrethana ka të caktuara, […]

Shtator 7, 2023 - 21:54
 0
Bashkimi i Bardhit me Berishën, Boçi: Ndikoi edhe rikthimi i Bashës, zgjerimi duhet të vijojë

Bashkimi i 43 deputetëve demokratë të dalë nga zgjedhjet e vitit 2021 erdhi për shkak të disa rrethanave, ku një ndër to ishte dhe rikthimi i Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike zyrtare.

Kështu deklaroi në studion e Ditarit në A2 CNN, nënkryetari i Rithemelimit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi.

“Rrethana ka të caktuara, gjithmonë për ngjarje të mëdha ka rrethana të vogla që e shtynë ngjarjen përpara. Presioni i elektoratit ka qenë i madh që bashkimi të realizohej.”
Kërkesa që patën deputetët, pasi grupi i deputetëve u angazhuan që Lulzim Basha të jepte dorëheqjen dhe ky grup deputetësh nuk mund të përulej para një rikthimi.

Sipas tij takimet mes deputetëve duhet të vijojnë dhe kërkoi zgjerimin e frontit opozitar duke u bërë një ftesë për bashkim dhe atyre që janë rreshtuar krah Bashës.

“Ky zgjerim duhet të vazhdojë, komunikimi duhet të vijojë dhe me pjesën tjetër, përveç atyre përjashtimeve. Ka ende koka të nxehta brenda nesh dhe këto duhet të ftohen dhe ky bashkim është i domosdoshëm.”

Teza e hedhur muaj më parë për nevojën e regjistrimit të një sigle të re nga Sali Berisha pranohet edhe nga Luçiano Boçi se është diskutuar në selinë blu, por ai është skeptik që kjo mund të ndodhë.

“Nuk është se nuk ka pasur debate, diskutime apo propozime për këtë gjë, por unë mendoj jo të dalë dikush dhe të vjedh historinë. Nuk është vetëm vula apo logo, por janë kontributet e shumë demokratëve.”

Mbledhjet e radhës së deputetëve demokratë për Boçin duhet të bëhen në seli, pasi sipas tij simbolika është shumë e rëndësishme dhe jep peshë tjetër në luftën përballë qeverisë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.