Bashkohen vrasjet e Talo Çelës/ SPAK: Bashkë me Dumanin ekzekutuam 4 persona në Durrës

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka bashkuar dosjen “Plumbi i Artë” me atë të dy vrasjeve me 4 viktima të ndodhura

Tetor 17, 2023 - 13:40
 0
Bashkohen vrasjet e Talo Çelës/ SPAK: Bashkë me Dumanin ekzekutuam 4 persona në Durrës

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka bashkuar dosjen “Plumbi i Artë” me atë të dy vrasjeve me 4 viktima të ndodhura në muajin Mars dhe prill të vitit 2020 në Durrës.

 

Sipas dëshmive të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, grupi kriminal i Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit kanë ekzekutuar Dorjan Shkozën e Anxhelo Avdian si dhe dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia.

 

Sipas togave të zeza dy dosjet janë bashkuar pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, kjo për faktin sepse në të dyja ceshtjet bëhet fjalë për të njëjtët persona.

 

Ishte dëshmia e Klevis Allës ajo që zbardhi krimet e rënda si dhe nxorri në pah rolin e ekzekutorëve dhe anëtarëve të grupit kriminal.

 

Edhe pse disa herë ka qënë kontradiktor në dëshmitë e tij, Alla ka përfshirë 5 persona në ngjarjet e mësipërme.

 

Ndërkohë, seanca paraprake për dosjen “Plumbi i Artë” dështoi sërish pasi në sallë se nuk ishin të pranishëm të gjithë avokatët.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.