Basketboll/ Besëlidhja mund Tiranën dhe siguron trofeun e Kupës së Shqipërisë

Besëlidhja është fituesja e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Djemtë e Afrim Bilalit mundën Tiranën në një finale të luftuar në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” të Durrësit me shifrat 100-86. Lezhjanët kanë ndërtuar një ekip ku spikasin emrat më të mirë të basketbollit vendas dhe janë kandidatë për trofeun e kampionit edhe […]

Shtator 30, 2023 - 17:20
 0
Basketboll/ Besëlidhja mund Tiranën dhe siguron trofeun e Kupës së Shqipërisë

Besëlidhja është fituesja e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Djemtë e Afrim Bilalit mundën Tiranën në një finale të luftuar në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” të Durrësit me shifrat 100-86. Lezhjanët kanë ndërtuar një ekip ku spikasin emrat më të mirë të basketbollit vendas dhe janë kandidatë për trofeun e kampionit edhe në ediconin e ri të Superligës së basketbollit.

Për të dytin vit radhazi, Besëlidhja e nis me trofe, duke fituar sërish Kupën e Shqipërisë në basketboll. Ndeshja e zhvilluar në Durrës u vendos në periodën e parë dhe të fundit, aty ku lezhjanët ishin më dominues.

Në çerekun e parë të ndeshjes Besëlidhja fitoi 30-27, për ta humbur të dytin 19-20 dhe shkuar në pushimin e lojës me avantazhin e ngushtë të dy pikëve. Në çerekun e tretë Tirana fitoi 24-25, duke lënë dhjetë minutëshin e fundit që të ishte vendimtar.

Çereku i katërt pa djemtë e Bilalit më superiore në parket, me Julian Hamitin që shënoi 25 pikë për lezhjanët. Ish-i i kësaj sfide ishte ai që shënoi më shumë, teksa pjesa e fundit foli për Besëlidhjen që fitoi 27-14, për rezultatin e përgjithshëm 100-86.

Julian Hamti me 25 pikë dhe 13 kërcime në tabelë ishte më i miri te lezhjanët, ndërsa Red Vogli me 21 pikë më i miri te Tirana. Trofeu i Kupës së Shqipërisë kësisoj shkon për të dytin vit radhazi në Lezhë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.