Bastet/ Spaho te ‘Ekonomia’: Ky palo shtet si kontrollon dot lojërat e fatit! Në Shqipëri ky është aktivitet kriminal

Për deputetin e Partisë Demokratike, Edmond Spaho, qeveria shqiptare nuk mund të kontrollojë dot lojërat e fatit. Në komisionin e Ekonomisë, deputeti i PD-së tha se në Shqipëri ky aktivitet është aktivitet kriminal. ‘Këtu nuk i kontrollon fare shteti. Këtu nuk është shtet por palo shtet. Shteti nuk i kontrollon dot. Ligj kishim edhe para […]

Shtator 20, 2023 - 12:40
 0
Bastet/ Spaho te ‘Ekonomia’: Ky palo shtet si kontrollon dot lojërat e fatit! Në Shqipëri ky është aktivitet kriminal

Për deputetin e Partisë Demokratike, Edmond Spaho, qeveria shqiptare nuk mund të kontrollojë dot lojërat e fatit. Në komisionin e Ekonomisë, deputeti i PD-së tha se në Shqipëri ky aktivitet është aktivitet kriminal.

‘Këtu nuk i kontrollon fare shteti. Këtu nuk është shtet por palo shtet. Shteti nuk i kontrollon dot. Ligj kishim edhe para 2018 me ligj ka qenë. Duke pasur ligj arritëm në konkluzionin se duhet mbyllur. Po përdoret sporti tani gjëra si pretekst se do të mbështesim sportin. Ky është aktivitet kriminal në kushtet Shqipërisë kush thotë të kundërtën gënjen, ose del në krah të kriminalitetit. Është aktivitet i kapur nga mafia. Për fat të keq ka dhe politikanë që merren me lojëra fati. Nëse jeni kaq parimor duhet të ndaloni e të ngrini zërin. Këtu është policia kokë e këmbë e përfshirë.’- tha Spaho.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.