Bastisjet/ PDK: Dhomat e Specializuara të Kosovës të ndalojnë përndjekjen politike

Partia Demokratike e Kosovës shprehet e shqetësuar për bastisjet që po zhvillojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës ndaj ish-zyrtarëve të shtetit dhe anëtarëve të tyre. Në njoftim thuhet se për PDK-në, këto bastisje janë tërësisht të panevojshme, tendencioze dhe shkojnë në nivelin e përndjekjes politike. “Kosova ka themeluar Dhomat e Specializuara për të ofruar drejtësi […]

Nëntor 1, 2023 - 20:15
 0
Bastisjet/ PDK: Dhomat e Specializuara të Kosovës të ndalojnë përndjekjen politike

Partia Demokratike e Kosovës shprehet e shqetësuar për bastisjet që po zhvillojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës ndaj ish-zyrtarëve të shtetit dhe anëtarëve të tyre.

Në njoftim thuhet se për PDK-në, këto bastisje janë tërësisht të panevojshme, tendencioze dhe shkojnë në nivelin e përndjekjes politike.

“Kosova ka themeluar Dhomat e Specializuara për të ofruar drejtësi me standarde evropiane dhe jo spektakël në emër të saj. Mbi të gjitha, kjo fushatë përndjekëse shpërfaqë dështimin e Dhomave të Specializuara për të argumentuar aktakuzat e tyre në proceset gjyqësore”, thuhet në njoftim.

Sipas PDK-së, Dhomat e Specializuara të Kosovës janë themeluar me vendim të Kuvendit të Kosovës, me mandat të qartë dhe të kufizuar për të hetuar krimet e pretenduara për trafikim të organeve.

“Fatkeqësisht, që nga momenti kur janë bërë publike aktakuzat e para kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe ish-udhëheqësve shtetërorë të Kosovës, është bërë e qartë se fokusi i Dhomave të Specializuara ka dalë jashtë mandatit dhe çdo kontrolli institucional, duke u shndërruar në një mekanizëm që i ndjekë vetëm shqiptarët”, thuhet më tej në komunikatë.

PDK kërkon nga Dhomat e Specializuara të Kosovës që të ndalin këtë “fushatë përndjekëse” dhe t’i kthehen punës së tyre brenda mandatit dhe fushëveprimit të tyre.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.