Bayerni paguan klauzolën e yllit të Stuttgartit, zyrtarizimi çështje ditësh

Bayern Munich ka bërë goditjen e parë në afatin kalimtar veror, duke përforcuar qendrën e mbrojtjes. Pas një sezoni dështues ku e përfunduan

Qeshor 13, 2024 - 10:05
 0
Bayerni paguan klauzolën e yllit të Stuttgartit, zyrtarizimi çështje ditësh

Bayern Munich ka bërë goditjen e parë në afatin kalimtar veror, duke përforcuar qendrën e mbrojtjes.

Pasi ranë dakord për ardhjen e mbrojtësit të Gjermanisë dhe Leverkusenit, Jonathan Tah, i cili do të kalojë në Mynih një vit para skadimit të kontratës me kampionin në fuqi, bavarezët tashmë kanë rënë dakord për një tjetër përforcim cilësor në mbrojtje nga Bundesliga.

Transferimi i radhës i bavarezëve është qendërmbrojtësi japonez i Stuttgartit, Hiroki Ito.

Bild ka raportuar se gjiganti gjerman ka paguar klauzolën e lojtarit e cila ishte prej 30 milionë eurove dhe tanimë ka një marrëveshje personale edhe me lojtarin.

25-vjeçari ka qenë ndër mbojtësit më të mirë në Bundesliga, derisa Stuttgart kishte paguar vetëm 400 mijë euro për transferimin e tij.

Reprezentuesi japonez këtë edicion ka zhvilluar 29 ndeshje me fanellën e Stuttgart duke qenë një lider në qendrën e mbrojtjes.

Mediat gjermane kanë raportuar se zyrtarizimi i Itos si lojtar i ri i Bayernit tanimë është çështje ditësh, për mos të thënë orësh.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.