Baze: “Bashkë (nuk) fitojnë” dot as …karrigen e Safetit

Botuesi i gazetës Tema Mero Baze ka ironizuar rezultatin e koalicionit :”Bashkë FItojmë” në Kukës, ku nga numërimi i më shumë se gjysmës së kutive, koalicioni opozitar ka marrë sa gjysma e kandidatit të Partisë Socialiste. Baze thotë me ironi se ky rezultat do ishte dhe më i keq, po të mos ishte “ndihma e […]

Shtator 25, 2023 - 09:35
 0
Baze: “Bashkë (nuk) fitojnë” dot as …karrigen e Safetit

Botuesi i gazetës Tema Mero Baze ka ironizuar rezultatin e koalicionit :”Bashkë FItojmë” në Kukës, ku nga numërimi i më shumë se gjysmës së kutive, koalicioni opozitar ka marrë sa gjysma e kandidatit të Partisë Socialiste.
Baze thotë me ironi se ky rezultat do ishte dhe më i keq, po të mos ishte “ndihma e madhe” që i ka dhënë Berishës bashkimi me grupin e Gazmend Bardhit dhe mos kandidimi i Bashës në Kukës.
“Bashkë (nuk) fitojnë” dot … as karrigen e Safetit. Merre me mend sa keq do ishte, sikur të mos qe bashkuar dhe Gaz Bardhi me Doktorin. Pale sikur të kishte kandiduar dhe Luli. Duket që nuk u ka bërë punë bashkimi. Provoni të ndaheni nga Berisha se mund t’iu bëj më shumë punë”

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.